Gjendet trupi i pajetë i 59-vjecares Manushaqe Nexhipi nga fshati Ferras

0
Gjendet trupi i pajetë i 59-vjecares Manushaqe Nexhipi nga fshati Ferras

Gjendet trupi i pajetë i 59-vjecares Manushaqe Nexhipi nga fshati Ferras e cila që prej ditës së premte u deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj.

Rreth mesditës së kësaj të hëne rrjedha e Lumit Vjosë e ka nxjerrë trupin e 59-vjecares afër banesës ku ajo jetonte.

Trupi i gruas 59 vjecare e cila sipas bashkëshortit të saj është mbytur në lumin Vjosë është gjetur nga vet familjarët dhe po sipas bashkëshortit Manushaqe Nexhipi ka tentuar edhe herë të tjera të kryeje një veprim të tillë.

Tre polumbarë të forcave RENEA nga Tirana u angazhuar gjatë ditës së dielë për gjetjen e 59 vjecares Manushaqe Nexhipi e ndërsa më herët familjarët kishin bërë kërkime vet me varka dhe mjete rrethanore.

Manushaqe Nexhipi 59 vjece nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar nga njëra këmb dhe njëra dorë si dhe vuante nga skleroza sipas familjarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here