Gazetari i njohur: DASH ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve

0
Në një tjetër bashki është zbuluar skandali i mbushjes së kutive.
Kikia në fjalën e tij u shpreh se zgjedhjet mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetus, pasi ajo sipas tij është e vetmja gjykatë që mund të shprehet nëse ishin të ligjshme apo jo.

Gazetari Mentor Kikia, ka treguar skenarin se çfarë mund të ndodh me politikën në shtator. I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ai ka dhënë një skenar se çfarë mund të ndodh, pasi të krijohet SPAK dhe Gjykata Kushtetuese.

Kikia në fjalën e tij u shpreh se zgjedhjet mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetus, pasi ajo sipas tij është e vetmja gjykatë që mund të shprehet nëse ishin të ligjshme apo jo.

Çfarë mund të ndodhë? E vetmja gjë që mund të ndodhë është që zgjedhjet t’i shfuqizojë Gjykata Kushtetuese. Ka ardhur dy herë rekomandim nga DASH, që të bëhet Gjykata Kushtetuese, dhe vetëm kjo Gjykatë mund të shprehet nëse ishin apo jo të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit. Këtu fillon historia nga e para, dhe derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese, është krijuar edhe SPAKU dhe BKH, dhe kanë filluar të vendosen disa fletë-rrufe, sa majtas edhe djathtas. Dhe Klasa politike mund të riformatohet, në një skenar më optimist, zgjedhjet vendore mund të shfuqizohen, dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe vendore edhe të përgjithshme”, u shpreh gazetari Kikia.