Futbolli europian humbi një vlerë, sakrificë dhe përulësi, humbi Andres Iniestan

0

Truri i Barcelonës Andres Iniesta ka dhënë lajmin se do të largohet nga klubi në fund te sezonit.

Në një konferencë për shtyp, me lot në sy gjatë gjithë kohës ai ka thënë se nuk ka qënë një vendim aspak i lehtë dhe shumë i menduar dhe i vlerësuar në shumë aspekte. “Nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija ato që kam arritur këtu. Është një klub i mrekullueshëm. Nuk ka qënë një vendim i lehtë për t’u marrë. Kam folur me shumë njerëz para se të bindesha”, është shprehur mesfushori spanjoll.

Andres Iniesta ka fituar tetë tituj të La Ligas dhe katër Champions League me klubin FC Barcelona. “Dua të falenderoj të gjithë shokët e ekipit tim. Qëllimi im i vetëm ishte të arrija një sukses në këtë klub dhe e kam arrirë tashmë. U shpreh ai. Mesfushori ka komentuar gjithashtu zërat mbi largimin e tij drejt Superligës Kineze. “Ka ende shumë gjëra që duhen mbyllur. Kam thënë që kurrë nuk do te luaj kundër Barçës, kështu që nuk do të luaj në Europë”. Ka përfunduar ai.

MEDIA LINE NEWS