Fshehu 55 kg kanabis nē dyshemen e makinës. Arrestohet shoferi

0

Një person i cili tentoi të kalojë për në Kosovë me 55 kilogram kanabis u arrestua ditën e djeshme.

Në mjetin e tij tip Opel Meriva, A.K., u kap me 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Në një kontroll të përbashkët me autoritetet kosovare u konstatua se A.K., kishte fshehur sasinë e drogës në një pjesë të markuar në dyshemenë e automjetit. Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.