Frika nga disfata: Balla fillon riorganizimin e PS-së në Elbasan

0

Zgjedhjet ose termi më i saktë janë votimet lokale të 30 qershorit ishin tregues i qartë se mbështetja ndaj Partisë Socialiste është në rënie.

Ky ishte sinjali i parë domethënës pas 2 vitesh qeverisje e vetme dhe duke u shoqëruar me skandale. Taulant Balla, që tashmë pa frikē ēshtë bashkiak i të gjitha bashkive të qarkut Elbasan ka filluar riogranizimin e strukturave të PS-së.

Por, në biseda private, drejtues të PS-së, sidomos nē zonat rurale shprehen të pakēnaqur nga trajtimi i vendeve tē punës dhe investimeve nē fshat. Ata shprehen se fshatrat po boshatisen dhe ekonomia e tyre po përkeqësohet dita-ditës. Të ndodhur nē kēto kushte, shumë prej drejtuesve të PS-së po largohen nga pozicionet nē parti duke lënë vende vakante. Askush nuk guxon të marrë përsipër kosto politike, ekonomike dhe morale para dështimeve spektakolare tē qeverisjes së Rilindjes.

Ndërsa drejtues tē vjetër nē strukturat e PS-sē tregojnē se kjo ështē hera e parē qē po ndodhen nē situata tē tilla. Madje nga drejtuesit e lartë politik po shantazhojnë bazēn për tē pranuar pozicionet politike qē askush nuk merr guximin ti pranojë.

Taulant Balla ka marrë përsipër misionin e vështirë për të minimizuar humbjen katastrofale qē e pret në Qarkun e Elbasanit.

MEDIA LINE NEWS