Francë- Shqipëri: Ja si shprehet Rudi Vata nëse do ketë “surpriza”

0
Francë- Shqipëri: Ja si shprehet Rudi Vata nëse do ketë
Francë- Shqipëri: Ja si shprehet Rudi Vata nëse do ketë "surpriza"

Shqipëria ka një ndeshje mjaft delikate ndaj Francës në transfertë, aty ku Rudi Vata u shpreh se Shqipëria ka pak shanse për të fituar ndaj Francës. Ai u shpreh për “Supersport” se surprizat zakonisht bëhen nga skuadrat e mëdha, ndërsa Shqipëria nuk është Holanda.

“Normalisht në futboll ka surpriza si mbrëmë, por ndodhin me skuadrat e mëdha. Shqipëria nuk është Holanda që shkon fiton në Gjermani. Jemi vend i vogël dhe kemi prodhuar futboll shumë pak. Si skuadër janë favoritët e grupit dhe qëllimi i tyre është të dalin sa më shpejt në krye. Për ta është ndeshje deçizive sepse duan vazhdimësi de të mbyllin objektivin.

Për ne, në aspektin psikologjik fiton shumë nëse lëmë pak hapësira. Duhet të bëjmë pak gabime. Nuk duhet të luajmë nën presion e rezultatit por të një loje të mirë dhe një paraqitjeje pozitive. Kjo mund të jetë ndeshje kthese për Shqipërinë. Reja po e kupton si funksionojmë dhe një paraqitje pozitive mund të na bëjë faqebardhë”, tha Vata.