Flet historiani: Nëse do Meta e bën Ramën të flasë me pasqyrën

0
Flet historiani: Nëse do Meta e bën Ramën të flasë me pasqyrën

Historiani Arben Llalla ka komentuar sot luftën që Kryeministri Edi Rama i ka shpallur presidentit Ilir Meta. Duke hedhur vështrimin nga historia e politikës shqiptare së këtyre viteve të pluralizmit, Llalla shprehet:

“Rama duhet ta ketë parasysh se përballë Metës është i humbur. Meta e bëri Saliun kryemistër, bëri dhe Ramën.  Nuk është punë tifozllëku, por një e vërtetë. Nëse do Meta, e bën Ramën të flasë me pasqyrën.

Politikanët shqiptarë të Ballkanit do të përkrahin Metën se sa Ramën. Edi Rama nëse s’e beson, le ta vërë një bast të fortë me mua. Ilir Meta  e kontrollon fushën e politikës me qetësi dhe dashuri që nga viti 1998.

Do të jetë një betejë interesante Meta-Rama, ringu do mendje dhe grusht të fortë, në çastin kur kundërshtari do të jetë zbuluar, me hundën në qiell e “bithën” në diell.