Flet ekspertja gjermane: Vendimi për Shqipërinë ishte i pritshëm

0

Valeska Esch, drejtore e Programit për Europёn pranë Institutit Aspen nё Gjermani ka komentuar vendimin e BE-së, për të mos dhënë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ekspertes, vendimi për Shqipërinë ishte i pritshëm, pasi kundërshtitë ishin të shumta, ndërsa për Maqedoninë e veriut kishte më shumë shpresë.

“Qё pёr Shqipёrinё konsensusi do tё ishte mё i vёshtirё, kjo dukej qysh nё fillim. I gjithё procesi i anёtarёsimit bazohet nё parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisё sё Veriut i pati pёrmbushur tё gjitha kushtet pёr hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli qё tё gjejё edhe njё kompromis pёr emrin me Greqinё, e cila pёr vite me radhё pengonte avancimin e procesit tё integrimit nё BE. E njёjta gjё vlen edhe pёr Shqipёrinё, e cila realizoi njё reformё tё vёshtirё nё sistemin e drejtёsisё e po ashtu po bёn pёrparime tё mёdha. Tani varet nga BE-ja, qё t’i vlerёsojё kёto pёrparime dhe tё hedhё hapin tjetёr, duke i hapur negociatat”, thotë Valeska Esch në një intervistë për DW.

***

Çfarё pasojash mund tё ketё shtyrja e bisedimeve tё BE-sё me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё pёr pjesёn tjetёr tё vendeve tё Ballkanit?

Unё besoj, qё shtyrja do t’i forcojё skeptikёt nё rajon, tё cilёt mendojnё, se BE-ja nuk ka mё interes nё integrimin e vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Vendimi, sipas meje, e dobёson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi. Me mungesёn e aftёsisё pёr njё vendim tё pёrbashkёt pozitiv, BE-ja e ka dёmtuar kredibilitetin e saj nё rajon duke i zhgёnjyer njerёzit. Njёkohёsisht ёshtё e qartё, se ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit. Edhe kjo u theksua nё samit.

A mund tё thuhet, se samiti sa i pёrket ҁёshtjes sё zgjerimit ishte njё dёshtim pёr kancelaren gjermane Merkel dhe fitore pёr presidentin francez Macron?

Unё nuk mendoj, qё nё njё samit tё tillё bёhet fjalё pёr fitore apo humbje tё politikanёve tё veҁantё. Qeveria gjermane e ka bёrё tё qartё, se e mbёshtet hapjen e bisedimeve tё anёtarёsimit si me Maqedoninё e Veriut edhe me Shqipёrinё dhe Gjermania ka investuar shumё nё rajon. Kancelarja gjithmonё ka theksuar, se njё integrim i Ballkanit Perёndimor nё BE nuk ёshtё vetёm nё interesin e kёtyre vendeve, por veҁanёrisht edhe nё interesin e vet BE-sё. Qё nuk u arrit njё vendim i pёrbashkёt, ёshtё pёr tё tё ardhur keq, por kjo nuk duhet tё jetё arsye pёr t’u dorёzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnё tё jenё tё njё mendimi, se e ardhmja e vendeve tё Ballkanit Perёndimor ёshtё nё BE. Mospёrputhje ka vetёm pёr ҁёshtjen, nёse duhet tё hapen bisedimet para apo pas reformimit tё procesit. Tani varet nga Franca qё tё ofrojё propozime konkrete dhe bashkё me partnerёt europianё tё gjejё zgjidhje, pёr ta vazhduar sa mё shpejt tё jetё e mundur procesin e integrimit.

A mos vallё ekuilibrat nё BE po zhvendosen?

Sfida mё e madhe nё aspektin e hapjes sё negociatave tё anёtarёsimit, ashtu si edhe pёr shumё vendime tё tjera, qё merren nё nivelin e BE-sё, ёshtё parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojё pёr zhvendosje ekuilibrash pёr tё penguar vendime tё tilla, sepse mjafton vetёm njё vend qё ёshtё kundёr vendimit pёr ta penguar atё. Kohёt e fundit vazhdimisht kemi parё, se sa i vёshtirё ёshtё bёrё unanimiteti nё kёshill pёr ҁёshtje tё ndryshme. Ndaj njё numёr mё i vogёl vendimesh, qё duhen marrё nё unanimitet, do ta lehtёsonte nё pёrgjithёsi procesin e vendimmarrjes dhe do tё rriste funksionalitetin e BE-sё