Flamuj dhe me thirrje antishqipare i jepet lamtumira Kacifas

0
Flamuj dhe me thirrje antishqipare i jepet lamtumira Kacifas

Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra në përplasje te armatosur me forcat RENEA, 12 ditë më parë.

Siç ishte paralajmëruar kanë mbërritur 8 autobusët e parë nga Greqia që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Para se ti drejtohen banesës së të ndjerit grekët kane protestuar në qender të fshatit Bularat me flamuj greke.

“Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.

Sakaq, ministria greke e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve ka ftuar të gjithë qytetarët grekë që kanë zgjedhur të vizitojnë Bularatin, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas, të demonstrojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e tij dhe ceremoninë e varrimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here