Fjolla Morina dhe Fifi prishin miqësinë

0
Fjolla Morina dhe Fifi prishin miqësinë

Po përflitet se raportet e Fjollës me Fifin nuk janë më si dikur.

Shkak është bërë deklarata e fundit e Fjollës e ftuar në emisionin “Sonte” në T7 ku është shprehur se ajo i lë prapa ata që flasin keq për të.

“Asnjëherë nuk duhet mos me ja dit dikujna çka bon për ty. Une jam një tip që vlerëson njeriun si person jo nga karriera. Nuk kam nevojë për askënd. I lë ata mbrapa shpinës të flasin. Kaq. Dihet për kënd është fjala”, tha Fjolla.

Këngëtarja nuk ka përmendur emra, por kaq është dashur për të nisur thashethemet se Fjolla e Fifi nuk janë më mikesha.