Fjalët e këtij vogëlushi i dëgjoftë zoti se Rama është shurdh

0

Ka vijuar sot protesta e banorëve te Unaza e Re, që kërkojnë që qeveria të mos i shembe banesat e tyre dhe t’i nxjerrë në rrugë në kuadër planit të rri rregullues.

Mes protestuesve ishte edhe një djalë i mitur i quajtur Klevis Hysko, i cili përmes një thirrje drithëruese drejtuar Edi Ramës, thotë se do ta ruajë shtëpinë pasi është ndërtuar me para djerse dhe jo

“Përshëndetje! Unë jam një banor i kësaj lagje. Kam shtëpinë trekatëshe. Tani z. Edi Rama, i bëj thirrje… Tani ai dërgon dy njerëz dhe vetëm vijnë e më thonë mua: ti merr plaçkat edhe dil në rrugë të madhe! Pse ça jam unë, kanoçe?! Jo mo njeri! Unë shtëpinë time do ta ruaj me gjak, se prindërit e mi bashkë me gjyshërit e mi e kanë bërë me lekë djerse, jo me lekë droge. Ai e ka futur kokën e vet në një shtëpi trekatëshe, kurse unë të iki me qira. Po sa më ka vajtur mua ajo shtëpi, nuk më duhen as dy vjet”, deklaroi vogëlushi.