Fillon përçarja tek Juventus: Ronaldo nuk honeps dot zëvendësimin

0
Fillon përçarja tek Juventus: Ronaldo nuk honeps dot zëvendësimin

Kur tabella e zëvendësimit tregoi numrin 7, të gjithë u surprizuan. Jashtë Cristiano Ronaldo për ti hapur vend Dybala. Vërtetë shtatë minuta, por sic ishte e imagjinueshme portugezi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin nga tekniku Maurizio Sarri në sfidën e Champions në Moskë kundër Lokomotiv.

CR7 doli nga fusha i errët në fytyrë, duke ecur drejt pankinës pa i hedhur sytë nga tekniku. “Jashtë për një lodhje të aduktorit”, ka shpjeguar Sarri në fund të ndeshjes. Me sa duket edhe kampi juventin nuk po gjen qetësi për të menaxhuar situatën.