Fillojnë përplasjet: Kryetari aktual i Bashkisë Devoll nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit

0
Fillojnë përplasjet: Kryetari aktual i Bashkisë Devoll nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit

Pritet që ditën e sotme në Devoll të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak ndërkohë që mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike janë grumbulluar përpara godinës së bashkisë.

Një pjesë e tyre kanë hyrë në ambientet e Bashkisë ndërsa kryebashkiaku aktual Bledion Nallbati ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ai ka deklaruar se se nuk do të lejeohet të uzurpohet bashkia ndërsa ka argumentuar se 30 Qershori është një proces i anulluar nga Presidenti i Republikës.