Festojmë 106- vjetorin e pavarësisë më të “pushtuar” se më parë

0
Festojmë 106- vjetorin e pavarësisë më të

 Sot mbarëshqiptaria feston 106- vjetorin e pavarësisë. Edhe stafi i Media Line News uron gjithë shqiptarët që ky vend të bëhet një ditë i begatë.

Na vjen keq, mua fillimisht që e shkruaj këtë artikull, ne si media online dhe një pjesë të mirê të shqiptarêve që ky vend çdo vit e më shumë katandiset.

Çdo vit e më shumë ne jemi më të “pushtuar” se më parë. Çdo vit e më shumë ne jemi në regres lirie e ekonomie. Dhe besoj se edhe në kohëra lufte nuk ka pasur një eksod shqiptarësh më të madh se në këto vitet e fundit. Ne edhe Siria po mban rekordin e emigrimit masiv. Ata janë në luftë ndërsa ne jemi “të pushtuar” ekonomikisht.

Tanimë ngjyra kuqezi tradicionale është kthyer në mavi, lejla e purpurt apo dreqi e di ca emri ti vendosim. Nuk ka më shqipëri, por ka parti dhe interesa partiake. Ky vend tani ështu kthyer në pronë private të nje “sekti” që e ka vetëquajtur veten “Rilindje”. Dhe cdo anëtar i këtij sekti po merr përfitime ekonomike afatshkurtra dhe afatgjata që po ndikon në ikjen masive të shqiptarëve. Madje fillim shtatori apo edhe tetori, çuditeshe me turmat e shqiptarëve para ambasadës gjermane. Kjo  të rikujtonte kohën e lejeve sezonale të punësimit në greqi. Uhu kusur vite që kthehen sërish në realitetin shqiptar.

E të vjen keq, që regresi dhe liria po ndrydhen kaq shumë pas 106- vitesh pavarësi nga okuptarët. Edhe, besomëni, nuk paskërka më keq se ky lloj “pushtimi”. Sot nuk ndërton më jetë midis kësaj pasigurie  dhe ekonomie. Mund të të vrasin në mes të rrugës dhe tê dênohet më pak se dikush që nuk paguan energjinë elektrike. Mund të të shembin e tjetërsojnë pronën si qëmoti, pa iu dridhur qerpiku. Mund të të heqin nga puna apo marrin binzesin kur të duan.

Ky lloj “pushtimi” është ndoshta më i keq se dhe vetë lufta. Sepse shqiptarët po largohen më shumë edhe se sa sirianët.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here