Ferronikeli dhe Shkëndija e Tetovës i thojnë lamtumirë Uefa Europa League

0
Ferronikeli dhe Shkëndija e Tetovës i thojnë lamtumirë Uefa Europa League

Skuadra e Feronikelit nuk ia del të realizojë përmbysjen e madhe ndaj Slovan Bratislavës, duke pësuar disfatë edhe në takimin e kthimit të luajtur në “Vadil Vokrri” të Prishtinës. Kampionia e Kosovës u mund 0-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1 i thotë lamtumirë Europa League-s në raundit  dytë.

Sllovakët e zhbllokuan rezultatit që në minutën e 19-të me anë të D Marcos, ndërsa pa u mbushur 10 minuta lojë nga pjesa e dytë Holman thelloi diferencën, duke vulosur përfundimisht eliminimin e Feronikelit. Kujtojmë që ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani e nisi aventurën europiane që në paraeliminatoret e Championsit, ndërsa në raundin e parë u eliminua nga TNS e Uellsit.

Të njëjtin fat si Feronileki pati edhe Shkëndija e Tetovës, që në këtë sezon zhgënjeu totalisht në paraqitjet europiane. Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndaj Dudelange në transfertë, duke u larguar nga kompeticioni me shifra të përgjithshme 3-2. Delgado zhbllokoi takimin në favor të skuadrës luksemburgase në minutën e 78-të, ndërsa 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Musliu mori kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuqin.

Në minutën e dytë shtesë B. Ibrahimi barazoi rezultatin, por nuk pati më kohë për një tjetër gol të kuqezinjve, që do ta çonte takimin në shtesë. Madje dy lojtarë të tjerë të Shkëndijës, Nafiu dhe B. Ibrahimi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Skuadra e Qatip Osmanit e mbylli takimin me 8 futbollistë dhe me një barazim që nuk mjaftoi për të avancuar më tej.