Ferrari dhe Italia në delir për fitoren e Leclerc në Monza

0
Ferrari dhe Italia në delir për fitoren e Leclerc në Monza
Ferrari dhe Italia në delir për fitoren e Leclerc në Monza

Edhe pse ishte fitorja e dytë në kë kampionat për Ferrarin, mesa duket festa i ka përfshirë të gjithë. Madje edhe Italinë.

Leclerc i rikthen fitoren kokëkuqes në shtëpinë e saj pas plot 9 vitesh mungesë. I fundit që ka ngritur trofeun e vendit të parë në Monza me një makinë Ferrari ka qenë Alonso, në vitin 2010.

“Gazzetta dello Sport” e vlerëson maksimalisht paraqitjen e pilotit monegask duke i dedikuar faqen e parë dhe me një titull vlerësues “RECLERC”.

Leclerc përveç fitores tregoi edhe forcë karakteri që i rezitoi sulmeve të Hamilton deri në limitet e rregullore. Madje edhe Bottas nuk ishte në gjendje me goma më të reja t`a kalonte pilotin e kokëkuqes. Skuadra e Ferrarit po ekzlaton jo nga fakti i fitores dytë sezonale, por siguria e pasjes së kampionit të ardhshëm në Formula 1. Padiksutim piloti 21-vjeçar ka talent dhe në 6 muaj ka fituar dashurinë e tifozerisë ferrariste.

Ndërsa për pilotin tjetër, Vettel, mesa duket ky sezon po kthehet në makth. U rendit i 13-ti në garë dhe u penalizua edhe me penallti për hyrje të rrezikshme në pistë pas daljes në xhiron e 6-të. Tanimë gjermani u parakalua në renditjen e përgjithshme edhe nga shoku i skuadrës.

Ferrari  dhe Italia në delir për fitoren e Leclerc në Monza

MEDIA LINE NEWS| medialine.al