Familjarët e Nertil Pëllumbit nxjerrin mashtrimet e gazetares Mira Kazhani

0

Fax News zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Nertil Pëllumbit, 17-vjeçarit të aksidentuar në rrugë nga makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Mira Kazhani.

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. “17 vjeçari ndodhet në koma, në reanimacionin e këtij spitali”, thon burimet.

Nertil Pëllumbi ka dëmtime të mëdha në mushkëri dhe sipas familjarëve të tij ai është identifikuar prej tyre tre ditë pas aksidentit.

Sipas tyre, Nertili ka 9 ditë që ndodhet në reanimacion dhe po lufton për jetën.

Sipas familjarëve të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, nuk kanë pasur asnjë kontakt nga gazetarja Mira Kazhani, duke përgënjeshtruar kështu deklaratat e gazetares. Ata thanë gjithashtu për Fax News se përpara se të mbanin një qëndrim publik do të flisnin më parë me autoren e aksidentit. Në spital vihej re prezenca e shtuar e familjarëve të cilët që prej ditës kur kanë marrë lajmin, i kanë qëndruar pranë 17-vjeçarit.

Ndërkohë, Mira Kazhani ka reaguar për herë të parë pas aksidentit vetëm ditën e sotme ku duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha, shprehet bdër të tjera: “Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.