FAKTE: Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit,

0

Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do të blejmë më! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz!”

Ky është denoncimi i fortë, që ka publikuar sot në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Sali Berisha,nisur nga mesazhi me video i dërguar nga një qytetar. Qytetari ofron një dëshmi më shumë në skandalin e blerjes së votave nga PS-ja në zgjedhjet e viteve të fundit.

Përshëndetje zoti Berisha!
Jam një qytetar, që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015.

Para disa kohësh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015! Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë. Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë.

Ka qënë lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën. Nëqoftëse bëhen disa verifikime shumë të vogla, do të vërtetohej shumë thjesht.

Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës. Vëllai i Safetit, Ladi, ka qënë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathtë, që njihen në zonën e Kamzës.

Të lutem verifikoi këto zoti Berisha
Respekte!

DIALOGU I GJICIT ME QYTETARIN

Në videon e fillmuar gjatë një takimi elektoral të Gjicit në zonë për zgjedhjet lokale, dëgjohet reagimi i tij ndaj një qytetari, që iu drejtua me mikrofon.

Qytetari: Ala s’kemi mbërritur në Europë ne…Po ti nuk njeh fukarallakun. Ti nuk e njeh fukarallëkun. Ti nuk e di ç’do me thënë fukarallak! Ky burrë këtu (për veten e tij) është bërë 1 kuntal me borxhe të mia; nuk jam bërë me politikat e tua unë. Kështu, të uroj suksese me të tjerë, jo me mua! Se s’më ke njohur.

Gjici:  Ti e kishe problem me të dhënë ndonjë lek, po s’kam lek me të dhënë. Faleminderit. Pyetje tjetër?

Qytetari: Lekë s’dua. Lekë, sa do?

Gjici: Përvec ardhjes, për çfarë ke ardhur?Me më pa mua?!

Qytetari: Jo! Me të taku!

Gjici: Në rregull, do të takohemi pas zgjedhjeve! S’ka lekë në këto zgjedhje!