Evi Reci flet për “lidhjen” e saj me Mc Kreshën

0

Ditën e sotme u përhap lajmi se këngëtarja Evi Reçi dhe reperi Mc Kresha janë në një romancë prej rreth dy vitesh.

Pasi lajmi u publikua, këngëtarja vendosi që të reagonte duke përgënjeshtruar faktin se mes tyre ka një lidhje dashurie.

Në një prononcim për “iconstyle.al”, Reçi tha: “Nuk e di si qarkulloi ky lajm, por di që nuk është i vërtetë. Një gjë e tillë nuk ekziston. Më duhet ta përgënjeshtroj”.

Ndërkohë sot, burime për “iconstyle.al” u shprehën se ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe pavarësisht se Mc Kresha jeton në Kosovë dhe Evi Reçi në Itali, marrëdhënia e tyre thuhet se i mbijetoi distancës.