Euro rifiton pikë dhe kapërcen nivelin e 125 lekëve

0
Euro prek nivelin më të ulët që prej 12 qershorit

Euro ka rikuperuar në pozitë kundrejt lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 125.06 lekëve, rreth 0.12 pikë më shumë se një ditë më parë.

Prej së martës, monedha e përbashkët ka fituar rreth 0.51 pikë përkundrejt lekut, megjithatë euro u zhvlerësua me gati 1.35 lekë gjatë muajit tetor.

Ekspertët e këmbimit valutor dhanë si arsye kryesore qarkullimin e ulët të lekut në ekonomi dhe volumet e ulëta tregtare, të cilat kishin tkurrur dhe kërkesën për valutë në vend. Nënçmimin e euros në vend e ndihmoi edhe rënia në bursat ndërkombëtare.

Megjithatë gjatë ditës së sotme, euro ka rikuperuar dhe në tregjet ndërkombëtare, gjë e cila ka ndihmuar edhe në forcimin e euros në vend. Sipas Financial Times, një euro është këmbyer sot në nivelin e 1.14 dollarëve, duke rikuperuar nga ditë më parë kur këmbehej nën 1.13 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here