Ermal Mamaqi vazhdon provokimet ndaj Rudina Magjistarit

0
Ermal Mamaqi vazhdon provokimet ndaj Rudina Magjistarit

Ermal Mamaqi vazhdon provokimet ndaj Rudina Magjistarit. Javën e kaluar pati një ‘hatërmbetje’ mes dy moderatorëve të njohur, Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit.

Gjithçka nisi nga Tuna. Pyetjes së Ermalit, nëse do të shkonte ndonjëherë te Rudina, këngëtarja iu përgjigj që e kishte “lënë të priste 10 vjet”, dhe do e linte të priste edhe më gjatë akoma.

Magjistari duket se është mërzitur nga kjo përgjigje dhe e replikoi Tunën në Instagram. Në fund të statusit, Rudina shkruajti “ps: Ermal, e do edhe ti një?”

Me këtë moderatorja nënkuptoi që do të qendiste një status edhe për të nëse nuk ndalte me provokimet. Pyetje kjo e fundit që Ermali iu përgjigj: “Jo jo Rudina, vazhdo ti”.

Mendonim se me kaq do të mbyllej zënka e tyre publike. Ndërsa pritej të mbyllte rubrikën “Pyetje nga Rudina”, Ermali e bën sërish. Ai pyeti një tjetër këngëtare në emisionin e kësaj jave nëse do të shkonte te Rudina. Pytjen këtë rradhë ia drejtoi Çiljeta Xhilagës.

“Do të shkosh te hë hë hë hë,” – në këtë formë e ka bërë pyetjen Ermali, duke mos ia përmendur hiç emrin Magjistarit. Pyetjes Çiljeta iu përgjigj “sigurisht që po,” pasi ka marrëdhënie të mira me Rudinën. “Ishte pyetja, e dini vetë ju,” vazhdoi Ermali, duke mos hequr dorë, por edhe duke dashur të mos provokojë më kolegen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here