Emigrimi dhe kriza ekonomike po çojnë drejt mbylljes tregun industrial në Elbasan

0
Emigrimi dhe kriza ekonomike po çojnë drejt mbylljes tregun industrial në Elbasan
Emigrimi dhe kriza ekonomike po çojnë drejt mbylljes tregun industrial në Elbasan

Tregu industrial në Elbasan është duke cekur fundin. Janë të shumta qepenat e mbyllura, ndërsa mbi to lexohet mbishkrimi “Jepet me qera”.

Dikur ne kete treg ishte e vështirë të kalohej, ndërsa sot janë të paktë njerëzit që e frekuentojnë.

Ndonëse cmimet e produkteve nuk janë shumë të shtrenjta, blerësit kanë marrë arratinë. Renia e fuqisë blerëse, kushtet ekonomike, eksodi i emigracionit ka bërë që shume dyqane të ulin qepenat dhe të shpallin kështu falimentin e tyre.

Emigrimi dhe kriza ekonomike po çojnë drejt mbylljes tregun industrial në Elbasan

Edhe ata tregtarë që i kanë mbetur tregut industrial në Elbasan shprehen se dita e falimentimit edhe për ata nuk është e largët. Të revoltuar tregojne vështirësitë e përditshme duke berë përgjegjës jo pak qeverine dhe rritjen e taksave.

Sipas tyre ky sezon veror ishte mjaft i dobët. As emigrantët dhe as sezoni i dasmave nuk rriti shitjet. Numri i bizneseve te mbyllura ne dy vitet e fundit është rritur ndjeshem ne Elbasan. Mbyllje janë shënuar në të gjitha sektorët, ndërsa këta tregtarë bëjnë përgjegjës edhe bashkinë e cila lejon tregtimin në rrugë, duke favorizuar konkurencen e pandershme.