Elbasan: Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Bradasheshi”

0
Policia Elbasanit arreston 25-vjeçaren në kërkim për fallsifikim dokumentash

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Bradasheshi”. Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash. Në pranga 39- vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi: E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan. Në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

  1. 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë,
  2. 7 aparate celuar,automjeti me të cilin lëvizte,
  3. 20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

medialine.al