Ekipi i “traktorëve” ndal milionerët parizien me rezultatin 1:1

0
Ekipi i

PSG ndalet e mbyll me barazim 1-1 transfertën e Strasbourgut në një mbrëmje ku vendasit ishin shumë të karikuar.

Parizienët vinin pa Neymar të dëmtuar dhe me Mbappen në stol, duke i besuar në sulm Edinson Cavanit.

Ekipi i traktorëve është kthyer në “macen e zezë” për ekipini parizien. Në tre ndeshjet e fundit në shtëpi, Strasbourg koleksionin një barazi totale ndaj PSG, me nga 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje për secilën.

Strasbourg kishte bazuar lojën në mbrojtjen e hekurt për tu nisur në kundërsulm. Pikërisht në një të tillë vjen një prekje me dorë e Thilo Kehrer, dhe pas konsultimit me sistemin Var gjyqtari Anthony Gautier sinjalizon penallti. Nga pika e bardhë nuk fal Kenny Lala që kalon në avantazh vendasit.

Në pjesën e dytë Tomas Tuchel hedh në fushë Kilian Mbappe i cili në minutën e 70-të fiton një penallti të cilën e kthen në gol Edinson Cavani. Deri në fund nuk mungojnë mundësitë e shënimit për të dyja skuadrat që në fund duhet të ndalen në paqe me nga një pikë që nuk ndryshon asgjë në tabelën e klasifikimit.

Ekipi i traktorave është kthyer në “macen e zezë” për ekipini parizien. Në tre ndeshjet e fundit në shtëpi, Strasbourg koleksionin një barazi totale ndaj PSG, me nga 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje për secilën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here