Edi Rama fajëson Kosovën që nuk shkoi në Ohër, sulmon direkt Thaçin

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet “minishengen ballkanik.”

Rama ka goditur Thaçin të cilit ia ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

“Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje, Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e kishin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës,” ka thumbuar Rama Thaçin duke akuzuar se pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.

“Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej dot interesin nga rikthimi i viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. Një pyetje e thjeshtë do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës: A do donin të vazhdonin te mbajnë radhë me ore apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira. Heqja e kufirit nuk është një mini shengeni. Duke 194 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket. Unë besoj se heqja e kufirit nuk është një minishengen, nuk e di kush e gjeti këtë fjalën mini. Duke 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Ashtu sikundër është WBShengen (Western Ballkan Shengen)”, tha Rama ndër të tjera.