Edhe pse po mbyllen pikat e basteve një pjesë deklarojnë se do rihapen

0
Edhe pse po mbyllen pikat e basteve një pjesë deklarojnë se do rihapen

Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin.

Në Shqipëri, 3 janë operatorët e basteve sportive. Përveç kompanisë “Top Start”, pronare e “Eurolloto”-s që vazhdon punë pjesërisht, dy shoqëritë e tjera kanë njoftuar autoritetet për mbylljen e aktivitetit.

Burime pranë kompanive bëjnë me dije se ndërprerja e punës është përfudimtare dhe se mbyllja para afatit lidhet me likuidimet mes tyre dhe pikave që operonin përmes licencave të tyre.

Por, a do të jetë ky “fundi i marrëzisë”? Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit.

Një pjesë e drejtuesëve të disa pikave, deklarojnë se kjo mbyllje do jetë e përkohshme. Drejtuesit e kompanive kryesore të basteve iu kanë deklaruars se do rrinë vetëm 1 muaj pushim. Nuk dihet akoma se është thjeshtë një thashethem apo diçka fshihet pas kësaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here