Edhe në Pogradec fillon rituali i “djegieve” të makinave

0

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00.
Mësohet se mjeti i djegur është një Benz në pronësi të shtetases me inicialet V.S.

Veç këtij automjeti janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera. Mjetet ishin të parkuara brenda një karburanti.

Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar djegien e automjetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.