Edhe në Benabeu do të ketë tablete në tualetet e stadiumit

0
Edhe në Benabeu do të ketë tablete në tualetet e stadiumit

Lindi si një ide qesharake në Zvicër, por u implementua mjaft mirë në kampionatin spanjoll nga skuadra e Leganesit.

Tashmë duket se do të implementohet edhe në shumë stadiume të tjera, përfshi edhe mitikun “Santiago Bernabeu”.

Bëhet fjalë për vendosjen e tabletave në uturakët e stadiumit, që do t’u mundësojë tifozëve që të mos humbasin asgjë nga magjia e fushës së lojës, as edhe kur e kanë të domosdoshme të zbresin në tualet.

Drejtuesit e klubit të Realit të Madridit, por edhe ata të andaluzianëve të Betisit, kanë kërkuar informacione në rrugë zyrtare, për të mundësuar instalimin e kësaj teknologjie në tualetet e stadiumeve përkatëse.

Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një grup marketingu, që mundëson instalimin e kësaj teknologjie, me qëllim që të reklamojë njëkohësisht edhe produktet e saj në të njëjtin tablet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here