E rrezikshme/ Zjarr prane uzines se Mjekesit

0

Një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës, ku si pasojë e erës dhe barishteve të thata, zjarri rrezikon që të prekë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësish, ku po punojnë për shuarjen e flakëve. Uzina e armëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme dhe do të kishte pasoja të rënda nëse bie në kontakt me zjarrin.
Uzina është vetëm 100 metra larg këtij zjarri, ndërsa zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi që ti afrohen vatrës për shkak të terrenit të vështirë.