E rëndë në Itali/ 50 vjeçari shqiptar vret me çifte kunatin

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 50 vjeçar shqiptar ka vrarë me çifte kunatit e tij. Mediat italiane, raportojnë se krimi ka ndodhur në Nettuno 60 km larg Romës, rreth orës 11 :30 e paraditës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme familjare. Shqiptari është arrestuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të këtij krimi.