E nisim keq dhe pa ide duke u mposhtur 0-2 nga Turqia

0

E vazhdojmë aty ku e mbyllëm me kompeticionin e Ligës Kombeve. Kuqezinjtë nuk arrin të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë hapëse të eleminatoreve ndaj Turqisë.

Turqia fiton me rezultatin 0-2 me nga një gol për çdo pjesë loje me Ylmaz dhe Calhanoglu. Arriti të menaxhonte lojën pa shumë mund.

Skuadra jonë nuk arriti të sillte një frymë ndryshe nga ajo çfarë Panuçi premtoi para nisjes sê këtyre eleminatorêve. Përveç disa lojtarëve si Memushaj dhe Uzuni pjesa tjetêr e ekipit nuk ishte nê formë. Ekipi dominoi me qarkullimin e topit, por pa arritur të ishte e rrezikshme para porte.

Nga sa pritej, ekipi në fushë nuk kishte ide në lojë dhe mesa dukej “klanet” e lojtarêve dalloheshin edhe në fushën e lojës.

Ndjeshja e rradhës e kombëtares kuqezi do të jetë në transfertë ndaj përfaqêsuese së Andorës, e cila u mposht në shtëpi nga Islanda.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al