E dimë çfarë do na thojë Rama sot dhe replika “pa dashuri” e Metës

0
Çfarë pritet të ndodhë nesër: Rama dhe Meta njoftojnë dalje për shtyp

Sot Kryeministri Rama ka njoftuar një dalje për shtyp për gazetarët, aq sa la edhe pushimet në gjysmë. Me daljet për shtyp ne jemi mësuar tanimë dhe janë kthyer në monologje përsëritëse dhe të gjata. Për çudi edhe Presidenti Meta, ka njoftuar një dalje për shtyp një orë pas, por që këtu gjithmonë mbetemi të surprizuar.

Situata në vend, politike dhe ekonomike, është në nivelet më të ulta historike. Kemi një lojë bajate politike midis mazhorancës dhe intitucionit të Presidentit. Askush nuk di më kë të marrë për bazë, kryeministrin që po ndërton rrugë “të florinjta” apo edhe Presidentin që ka humbur qetësinë dhe dashurinë e dikurshme, madje edhe urtësinë politike që e ka karakterizuar si politikan i vjetër i klasës (kastës) politike shqiptare.

Por, kur na ndajë disa dhjetra minuta nga dalja e Kryeministrit, pa dashur të luajmë rolin e një fallxhori, ne e dimë se çfarë do flasë. Do na shesë dëngla për nevojën e teatrit të ri, sikurse na ka shitur për ditë të tëra me deklarata artistësh. Do na japë mend se kjo qeveri mendon së pari për popullin dhe jo për Ramën, oborrtarët e tij dhe me rradhë nga Spiropalja, Ahmetaj, Ulsi Manja, Balla, Lali Eri etj. Do na flasë besoj edhe për situatën me marrjen e mandatit të bashkiakëve të rinj, ata që dolën nga “zgjedhjet lokale socialiste” të 30 qershorit, që u mbështetën e nga soji i ndërkombëtarëve delenxhij si Soreca e me rradhë. Në do ketë kohë, sigurisht që do e gjejë, do na flasë edhe për opozitën, dekretin e Presidentit. Në mos këto, do na surprizojë.

Situata dhe qeverisja e këtij vendi ka arritur në nivelin e të quajturit “groteske” sepse ndaj bizneseve po ushtrohet një presion i pashoqë, edhe pse nuk mund të justifikohet paligjshmëria, me justifikimin se duhet të paguajmë që të kemi shtet. Po, të gjithë të mbështesim deri këtu, edhe me pahir. Por, jo pastaj që këto fonde të shkojnë për financimin e PPP-ve enigmatike, skandaloze, kullufitëse milionash, dhe të dhëna miqëve qeveritar. Këtu dhe kështu, jo.

Prandaj, ne e dimë se çfarë do na serviri kjo dalje e Kryeministrit dhe më pas replika pa “dashuri” e Presidetit Meta.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al