E diela plot freski, shije dhe relaks në restorant Vila Benvenuto

0

E diela plot freski, shije dhe relaks

Restorant Vila Benvenuto me pasion dhe përkushtim sjell gatime të shijshme, por mbi të gjitha kujdeset që edhe vlerat ushqyese e shëndetësore të jenë pjesë e së dielës tuaj. Sot do ja dedikojmë nxjerrjes në pah të vlerave të konsumimit të karkalecave të detit.

Edhe pse të gjithë nuk e kanë mundësinë dhe luksin të konsumojnë shpesh karkaleca, ata kanë shumë dobi për organizmin. Madhësia nuk ka aspak rëndësi, sidomos në rastin e karkalecave të detit. Këto specie të vogla të botës nënujore janë të pasur me vlera shëndetësore fantastike. E për këtë arsye, por edhe falë freskisë së tyre, ato renditen në 10 ushqimet më të konsumuara dhe më të preferuar nga turistët që vizitojnë vendin tonë.

 

Ato janë të mbushura me proteinë, vitaminë D, vitaminë B3 dhe zink, e rrjedhimisht një ushqim pa karbohidrate, që është fantastik për njerëzit që duan të bien në peshë. Zinku, sidomos tek ata që kanë mungesë të theksuar të tij rrit nivelet e leptinës, një hormon që luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e akumulimit të yndyrnave, oreksin dhe shpenzimit të energjisë.

Në Restorant Vila Benvenuto duke ndërthurur produktet e freskëta me teknikën e gatimit ju do keni mundësi të ndjeni freskinë, provoni shijen e mrekullueshme dhe përfitoni benefitet shëndetësore.

I ndohur vetëm 100 metra para hyrjes në unazën e qytetit të Elbasanit, është vendi ideal për të ndalur dhe konsumuar një drekë të shijshme me familjen apo miqtë tuaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here