Dy fjalë dhe një këshillë drejtuar Ambasadorit Borchardt

0
Dy fjalë dhe një këshillë drejtuar Ambasadorit Borchardt

Ditën e sotme u shoqërua një tjetër studente e dyshuar si autorja e shkrimit të parrullës ndaj ambasadorit të OSBE-së Borchardt.

Është studente e arkitekturës, e njëjta që kryqëzoi edhe kryeministrin Rama live me atë të ashtëquajtur “Pakt për Universitetit” që deri më tani ka rezultuar premtim i pambajtur. Edhe pse policia nuk arrin të identifikojë autorin sepse maska e ndalon këtë gjë, po merr me rradhë në polici studente.

Ky është turp dhe fakton atë që ne shqiptarët për një “copë” ambasadori të huaj shkelim me këmbë sojin tonë. Por, turpi më i madh bie mbi vetë Borchardt. Duhet të ishte i pari që duhet ta ndalte këtë maskaradë shoqërimesh, sepse andej nga ai vjen, nuk ka sjellje të këtilla ndaj studentëve. Apo jo i nderuar ambasador? Dil e fol, nëse ke burrni, sepse për të certifikuar vjedhjet e votave sikur mos kishte ndodhur asgjë, je i pari dhe stë mbyllet goja kur del në konferencë.

Prandaj mos ki turp, se siç themi nga këto anë, shoqëroje me një gotë verë, dhe po nuk e kalove edhe me disa karkaleca, dhe faturën çoja piktorit.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al