DURRËS: Shtetasi kanadez tenton të përdhunojë minorenen

0
DURRËS: Humb jetën nga kontakti me energjinë elektrike 10 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë mësohet të jetë parandaluar në në zonë e plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit ku një shtetas kanadez ka tentuar të përdhunojë një minorene shqiptare.

Mësohet është arritur të prandalohet  ky rast pasi vajza ka thirrur për ndihmë dhe fatmirësisht në këtë moment, disa qytetarë janë sensibilizuar duke lajmëruar menjëherë policinë.

Shtetasi me pasaportë kanadeze, sipas burimeve e ka tërhequr vajzën dhe ka tentuar ta fuste në një apartament në zonën e plazhit, por vajza ka kërkuar ndihmë. Dhe në pak minuta policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur kapjen e shtetasit kanadez identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai ndërkohë aktualisht po pyetet në Komisariatin e Policisë në sektorin përkatës.