Duhet ta ndalim këtë piktor që po shkel me këmbë ligjet

0

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar një sërë reagimesh, ndërsa dhënia e çertifikatës së sigurisë brenda 24 orëve për të nga drejtori i DSIK Dorian Tola, shihet si në kundërshtim me ligjin.

Për këtë arsye, “Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë”, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për shpërdorim të rëndë detyre.

Kjo situatë ka krijuar një amulli lajmesh ku nga një palë, mbështetësit qeveritarë vazhdojnë e flasin kundêr Presidentit Meta ndërsa nga ana tjetër portalet anti qeveritare po demaskojnë Ramên. Nuk mund të qëndronim edhe ne si staf pa dhënë mendimin tonë rreth kësaj situate të krijuar. Në jemi pro shtetit ligjor që respekton kushtetutën e këtij vendi dhe jo për një shtet që vepron siç ia ka ënda piktorit.

Tanimë gjithkush e njeh Ramës si “kokëderr” pêr të mbrojtur iniciativat e tij politike e ekonomike. Por, ngjarjet kanë treguar se si këto bindje kanë qenë të gabuara dhe janë têrësisht antiligjore. Qëndrimi i Presidentit Meta, ndër të paktë Presidentë, që i zgjedhur nga shumica, nuk êshtë në të njejtën linjê. Sa herê që Meta nuk dekreton një lëvizje të kryeministrit Rama menjëherë vijnë sulmet e këtij tê fundit me një fjalor rrugaçërie.

Me sa duket Rama e ka kuptuar se qeverisja e ti po perëndon dhe tanimë nga shtet ligjor po kthehemi në shtet anti-ligjor.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here