Drejtuar ndërkombëtarëve: Makaronaxhinj dhe Karkalecaxhinj boll luajtët me shqipërinë

0

Që ndërkombëtarët gjithnjë na kanë përdorur për “studime” kjo dihet sepse asnjëherë serioziteti i tyre në kuadër të demokracisë nuk ka qenë ai që duhej.

Na kanë kushtuar vëmendje sepse me temperamentin tonë ne jemi si “Etna” e ballkanit. Dhe, kësisoj për hir të stabilitetit shqiptarët kanë vuajtur mbi shpatulla gënjeshtrat e pafund të ndërkombëtarëve dhe aludimet e qeverise.

Siç përdorët si shprehje në disa vende të vendit, ndërkombëtarët e kanë bërë “bozë” me shqiptarët. Gjithnjë kanë zgjedhur me njëanësi dhe asnjêherë nuk kanë marrë në konsideratë nevojat dhe interesin e shqiptarëve. Aq sa, tanimë po zbehet   besimi dhe po qartësohet ideja se pêrfaqêsuesit e huaj vijnë e marrin para dhe flasin sipas interesave të “paguesve” të tyre.

Ju rikujtohet protesta me molotov të opozitës dhe deklarat sikur këtu po ndodhta “gjëma”. Për ironi dhe analogji, francezët “shkatrruan dhe dogjën” e nuk doli njëri tu thoshte francezëve dhe ti jepnin leksione. E para sepse këto soj ndërkombëtarësh janë “langaraqë” parash dhe nuk kanë asnjë integritet politik për ti treguar një populli në mbijetesë për ti treguar të mirën dhe të keqën.

Së dyti, deklarat ambigue kur ju nevojiten dhe gjasmë mesazhet “kërcënuese” kur ju teket janë pjesë e diskursit të ndyrë politik të ndërkombëtarëve. Ata si Avokat Ngjela, që ka 6 vite që flet për arrestime politikanësh, nuk kanë justifikuar asnjë nga qëndrimet e tyre të deritanishme. Sa hêrê që qeverisë i nevojitet, dalin ndëkombëtarët dhe flasin për arrestimet e politikanëve. Një pyetje që ne, madje edhe shumë shqiptarë pyesin, pse nuk e keni arrestuar Metën? Pse ju e lejuat të bëhej President ky “koka” e korrupsionit dhe kapjes së shtetit? Pse ju i kërkuat të bashkohej me Ramën që ky i fundit të vinte në pushtet? Pse o të nderuar?

Retorika dhe diskursi politik bosh dhe i bêrë nga interesi i manipulimit publik nuk ka asnje rezultat. Çorba që po bëni me drejtêsinë shqiptare nuk ia ka fajin Meta apo Basha apo Monika apo Saliu. Ju nuk e doni reformën, sepse ju duhet akoma para dhe të vazhdoni të ndjeheni individë me fuqi. Aq sa Soreca, nuk bën “cicëriu” në Twitter asnjë fjalë kundêr asaj që socialist, demokrat dhe anëtarët e “SHPK LSI-sê” e kuptojnë që ishte proces skandaloz. I nderuar  “makaronaxhi” dhe “karkalecexhi” lërini dallaveret ndaj shqiptarêve dhe nêse keni ndêrmend të bêni reformë bêjeni. Nëse doni të arrestoni Metên bêjeni. Askush nuk ju pengon. Por, mos vazhdoni të talleni me ne.