Drejtoria e Policisë në Elbasan ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në  shkollën “Ali Agjah”

0
Elbasan: 30- vjeçari i vë zjarri banesës së vjehrrit

Drejtoria e Policisë në Elbasan ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në  shkollën “Ali Agjah”. Policia nuk e mohon futjen e një personi, por mohon në mënyrë kategorike pasjen  nga ana e tij të armëve apo mjeteve të tjera.

Ky reagim i policisë erdhi në lidhje me statusin e pubikuar në rrjetin social facebook nga ish-kryeminstri Berisha, se në shkollën “Ali Agjah”, Elbasan, një person i armatosur dhe në gjendje të dehur hyri në ambientet e kësaj shkolle dhe terrorizoi nxënësit, e Policia e fshehu ngjarjen, sqarojmë se:

Më datë 12.04.2019, rreth orës 10:50, tek shkolla “Ali Gjah” Elbasan, Policia u njoftua nga drejtuesit e shkolles se në oborr hyri një person i panjohur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime policore shkuan dhe morën takim me drejtuesit e shkollës dhe mësuesin, i cili kishte kontaktuar me personin që kishte hyrë në ambientet e shkollës.

Drejtuesit e shkollës sqaruan se rreth orës 10:50, mësuesi i përgatitjes fizike konstatoi në oborrin e shkollës një person rreth 50 vjeç, të cilit iu kërkua të dilte dhe pas kësaj ai doli jashtë ambieteve të shkollës.

Policia ka marrë pamjet filmike të shkollës, e nga kqyrja nuk është konstatuar që personi të ketë kryer veprime të pahijshme apo të kundraligjshme ndaj mësuesve apo fëmijeve të shkollës, apo te kishte në duar sende të kundraligjshme.

Drejtoria e Policisë në Elbasan ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në  shkollën "Ali Agjah"

MEDIA LINE NEWS| medialine.al