Dorëheqja e Zaev, Gent Cakaj lëshon ‘perlën’: Ata u zotuan para maqedonasve për negociatat, ne s’dhamë garanci

0

Në një konferencë të gjatë, por jo aq të gjatë sa e kryeministrit Rama ku Gent Cakaj qe prezent por nuk arriti dot të flasë as dhe një herë të vetme, ky i fundit shpjegoi të gjithë procesin e vendimmarjes se KiE deri në ‘Jo’-në përfundimtare duke i faturuar përgjegjësitë e këtij refuzimi kryesisht mosmarrëveshjeve brenda BE-së.

Por ndërsa ministri i jashtëm ishte në konferencë live me gazetarët, kryeministri maqedonas Zoran Zaev po jepte dorëheqjen po ‘live’ për shkak të mosarritjes së një PO-je nga BE për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë.

I pyetur për këtë çështje, ministri i jashtëm i deleguar, Gent Cakaj lëshoi dhe perlën e radhës në mbrojtje të shefit të tij:

Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, Unë, kryeministri ose ndonjë përfaqësues i qeverisë nuk ka premtuar se negociatat do hapen. Ne jemi zotuar se do bëjmë përpjekje, por jo për të dhënë përfundimisht rezultatin që kemi pritur.”

Gjithashtu ministri ynë i jashtëm i deleguar u përpoq të përgënjeshtronte po ‘live’ motivimin e largimit të Zaev:

Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit“.