Djegia e Katedrales së Notre Dame: Reagon Trump dhe presidenti Macron

0

Zjarri që ka përfshirë katedralen e  e Parisit ‘Notre Dame’ ka shokuar mbarë opinion publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas zjarrit që përfshiu dhe dogji katedralen e njohur në Paris. “Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar” shkruan ai.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e cilësuar ngjarjen si tmerrësisht të rëndë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë sa më shpejtë.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”ka shkruar Trump.