Djalë apo vajzë për Lorik Canën?

0
Lorik Cana së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë
Lorik Cana së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë

 

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana do të bëhej baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, së bashku me Lorikun, ku detaji që binte në sy ishte barku i rrumbullakosur.

Monica shprehu dëshirën e saj që kësaj herë të ishte në pritje të një vajze dhe ta quante Enkelejda, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e dyshes.

Ndërsa pasditen e sotme Ercoli ka zbuluar gjininë e fëmijës duke pohuar se është në pritje të një vajze. Pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre, emrin e të cilit e kemi mësuar tashmë!

Djalë apo vajzë për Lorik Canën?