Dita e Ashures: Misteret e kësaj dite dhe 72 të rënët e Qerbelasë

0
Dita e Ashures: Misteret e kësaj dite dhe 72 të rënët e Qerbelasë
Dita e Ashures: Misteret e kësaj dite dhe 72 të rënët e Qerbelasë

Besimtarët bektashinj në të gjithë vendin kremtuan Ditën Botërore të Ashures, një ditë e veçantë që përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë. Në një ceremoni nga teqa e madhe në Elbasan, Baba , Faik Selmani uroi besimtarët dhe qytetarët Elbasanas  për më shume paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit.

Dita e çorbës me drithëra vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.

Më pas ceremonia zyrtare   u spostua në teqen e Baba  Faik Xhemalit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha besimeve fetare , si dhe përfaqësues nga pozita dhe opozita lokale. Padyshim që të pranishmit shijuan edhe ëmbëlsirën tradicionale të kësaj dite Ashuren.

MEDIA LINE NEWS