Dil o çitjanëzi e thuaji se sa shkolla nuk do bëhen se do paguhet Beketi

0
Bllokimi i rrugës në Shkodër: Vjen reagimi i Ramës

Ne si popull jemi i varfêr nga shumë pikëpamje, por për fjalë të urta jemi të pasur. Vendimi i Strazburgut për dëmshpërblimin e ish pronarit të Agon Channel me 110 milionë euro, është një goditje e madhe për buxhetin e vendit tonë.

Sa shkolla do ti mungojnē vendit? Sa rrugë nuk do bëhen? Sa persona të tjerë do dalin nga skema e ndihmës ekonomike? Sa taksa do rriten? Tē gjitha këto do ti vuajmë ne ngaqë kryeministri ynë e lëshon gojēn vend e pa vend. Do e teprojmë pak por situata ështē mē e nderë se sa shprehja që po citojmē. Të kemi thënë të mos hash m*t kot. Por, mesa duket nuk të intereson sepse në fund të fundit do ta paguajmē ne papërgjegjshmërinë e çitjanëziut që po na nxin jetën çdo ditë e më shumē.

Çdo ditë e më shumë po dalin në pah mashtrimet dhe premtimet boshe të dhëna këtu e 6 vite më parë sepse në 2017 nuk premtoi asgje. Para dy vitej kërkoi tepsinë dhe timonin me dy gishta lartë. Kaq dhe i mjaftojnë që çdo ditë të vjedh më shumë shqiptarët dhe të pasurohet e të pasurojnē miqtë oborrtarë të pushtetit.

Sot, nuk guxon të thuash një fjalë kundra këtij pushteti sepse del nga puna, burgosesh, gjobitet biznesi, të vjedhin, të rrahin,  të djegin makinēn edhe nuk i përton dora e të vrasin. Kurse kur flet i madhërishmi ne na gjen belaja dhe duhet të paguajmë. Sepse ky, çitjanëziu bashkë me idhtarët rilindas me dêmshpërblimet që iu marrin opozitës, gjasmë për shpifje do shkonin për arsimin, ndërsa me shpifjet e tij boshatis akoma më shumë fondet. Paradoksale! Mos u habisni kemi kryeministër Ramën dhe pushtetin e ka Rilindja.