DHUNA TEK BREGU I LUMIT: PD dorëzon kallzimin penal ndaj Policisë së Shtetit

0
Basha bën publike propozimet për Këshillin Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori sot një kallzim penal për Policinë e Shtetit, lidhur kjo me ngjarjen e fundit në Bregun e Lumit, por jo vetëm. Kallëzimi kërkonë të mbaj një qëndrim ligjor edhe për sjelljen antikushtetuese dhe brutale gjatë gjithë kësaj periudhe protestash.

Kallëzimi është bërë publik nga ish-deputetje Jorida Tabaku në llogarinë e saj në Facebook ku nëpërmjet një statusi ajo shpjegon të gjitha arsyet që drejtuan Partinë Demokratike drejt një veprimi të tillë. Edhe pse Tabaku kërkon një zgjidhe të menjëhershme të kësaj situate, ajo nuk ka shpresë se nga instancat përkatëse do t’i jepet një zgjidhje.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Ne kërkojmë marrjen e masave per sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por vecanerisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë.

Një i moshuar 76 vjecar u operua ne kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat.

Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot.

Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë.

Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flejnë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtesisë!