Detaje të aksidentit në Vorë: Viktima nuk arrihet të identifikohet

0

Në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.