Deputetja Braziliane çmend rrjetin me veshjen e saj provokuese

0

Parlamentit brazilian i është shtuar një deputete që po merr vëmendjen e të gjithëve. Ana Paula da Silva, një deputete e re në Brazili, ka bërë bujë në internet pasi është shfaqur në një veshje me të cilën ka rrezikuar mjaft shumë. Ajo është paraqitur kështu në një ceremoni betimi.

Da Silva ka qenë kryetare e një qyteti në Brazil e më pas është zgjedhur si reprezentuese e shtetit Brazilian të Kuvendit të Legjislativës të Santa Catarina më 7 tetor 2018. E për ceremoninë e betimit të saj para disa ditëve, ajo ka zgjedhur një veshje të re shumë provokative, e cila i zbulonte shumë nga gjoksi i saj. Me këtë rast, ajo u bë ndër personazhet më të përfolura të vendit.

Media braziliane e ka kritikuar 43-vjeçaren bombastike, e cila njihet në vend si Paulinha, pasi ka vënë në pah asetet, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë komplimentuar, duke thënë se është puna e saj e cila duhet të përflitet e jo zgjedhja e veshjes.

Pas reagimeve të shumta, Paulinha ka reaguar përmes Instagramit, duke sqaruar zgjedhjen e veshjes: “Pak histori, për ata që nuk më njohin… Kjo është mënyra në të cilën më pëlqen të vishem, e cila, nga ana tjetër, nuk ka të bëjë fare me punën time. Unë nuk mund të ndryshoj se çfarë jam, vetëm se jam bërë deputete tani”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here