Demaskimi i ministres Gjonaj dhe kurdisja nga “oborri kryeministror”

0
Luksi i shfrenuar i ministres Gjonaj: 700 euro për natë qëndrimin në hotel
Luksi i shfrenuar i ministres Gjonaj: 700 euro për natë qëndrimin në hotel

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po sulmohet ashpër për këto ditë për faturat e kripura të qëndrimeve në hotele lukzose. Por, a është rastësore?

Media Line News ka ndjekur diskursin politik të muajve të fundit dhe hidhen dyshime të qarta se ky sulm demaskimi është i kurdisur nga vetë “oborri kryeministror” i qeverisjes rilindase të Ramës.

Së pari, pa e justifikuar, por shpenzimet e kabinetit Rama për udhëtime dhe dorovitje të ministrave është në shifra të larta. Jo më larg se dje u publikuan foto të ministrit Klosi që udhëtonte në “Biznes Klas” me paratë e takspaguesve tanë. Vetë Rama shpenzon pakufij. Por, pyetje që ne shtrojmë pse ministrja Gjonaj po demaskohet publikisht?

Së pari, lidhjet e afërta të ministres Gjonaj me ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj janë indicja e parë se kryeministri Rama do duhet ta largojë sa më parë nga ai post. Për t`a bërë këtë Rama do duhet ta demaskojë publikisht ministren sikurse ka vepruar edhe në raste të tjera.

Së dyti, do na duhet të kthehemi muaj pas. Publikimi në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e datës së Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit, ishte një kafshatë që nuk mund të kapërdihej kaq lehtë nga një figurë si Rama.

Në ato momente Rama heshti sepse kishte frikën e një përçarje para votimeve farsë dhe kësisoj duke pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha mediat, ai orkestroi demaskimin publik të ministres Gjonaj. Që kjo e fundit nga presioni i publikut të paraqiste dorëheqjen, madje sipas burimeve, ministrja Gjonaj e ka paraqitur një të tillë.

Pa dashur t`a justifikojmë, rasti i publikimit të shpenzimeve të fryra dhe të shtrenjta është një sulm i orkestruar nga vetë “oborri kryeministror”, sepse nëse do duhet të merren në analizë dorovitje luksoze të kabinetit Rama atëherë do duhej të dorëhiqej e gjithë qeverisja.

MEDIA LINE NEWS