Dekretohet data e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

0
Kuvendi Kosovës miraton projektrezolutën e ndalimit të lojërave të fatit

Pas pranimit të vendimit për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës, Presidenti i Republikës ka vendosur datën e re për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjitshme e cila do të jetë me datën 6 Tetor të këtij viti.

Në vendimin e nënshkruar prej tij, thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё mё tej nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi, njofton zyra e tij.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës si dhe nisi konsultimet me subject politike për datën e zgjedhjeve.