DEKLARATA BASHES: Zgjedhjet e 30 qershorit do të shtyhen

0

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

Pjesë nga biseda në studio

Meço: Në datën 30 qershor është një datë, që është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve lokale. PS ka nisur fushatën  saj, u bë prezantimi për Tiranën…

Basha: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur…

Meço: Mazhoranca është duke u marrë me kandidatët, deklaron se zgjedhje do të ketë.

Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco.