De Jong pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Barçës

0

Pas kontakteve disamujore, duket se ka ardhur momenti që Frenkie De Jong të firmosë me Barcelonën. “Ylli” i Ajaxit, sipas “El Mundo Deportivos”, është shumë pranë zyrtarizimit nga klubi “blaugrana”, që ka pranuar të kënaqë futbollistin me një pagë të majme për katër 5 vitet e ardhshme, ndërsa në arkat e skuadrës holandeze do të shkojnë 75 milionë euro.

Për De Jong po këmbëngulte edhe Bayerni i Mynihut, Manchester United, Juventusi dhe PSG. Në moshën 21-vjeçare, talenti holandez pritet të shndërrohet në një nga mesfushorët më cilësorë në qarkullim.

Një tjetër talent që fidanishtja e Ajaxit ka ditur ta rritë, për të përfituar në fund prej tij një shifër të lartë. Transferimi në “Camp Nou” i mesfushorit do të ndodhë që në janar, pra zyrtarizimi i tij është çështje ditësh.